Vinicius rrezikon të mungojë në El Clasico
Sport
October 11, 2026 - 11:30
Vinicius Junior e rrezikon një pezullim prej të paktën dy ndeshjesh në La Liga pas gjestit josportiv që e bëri mbrëmë duke e kapur për flokësh kundërshtarin, çka do ta linte atë jashtë përballjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës në “El Clasico”.
Ndërkohë, pakënaqësinë e tij e ndau edhe një pjesë e skuadrës madrilene.
Aurélien Tchouaméni vuri në pikëpyetje vendimin e gjyqtarit, ndërsa trajneri José Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media pas ndeshjes, në shenjë proteste.
Pavarësisht polemikave, Real Madridi fitoi 1:0 ndaj Villarrealit. /Zëri