Vendim i papritur, Ismail Jakobs tërhiqet nga kombëtarja në moshën 27-vjeçare
Sport
October 29, 2026 - 11:32
Ismail Jakobs ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Senegalit, në moshën vetëm 27-vjeçare.
Mbrojtësi i majtë i Galatasarayt ka vendosur të përqendrohet te karriera e tij në nivel klubesh dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes dhe familjes.
“Dëshiroj të përqendrohem te karriera ime në klub dhe t’i kushtoj më shumë kohë të çmuar vetes dhe familjes sime, sepse koha është e çmuar dhe disa momente nuk kthehen kurrë”, ka deklaruar Jakobsi.
I lindur në Gjermani dhe me prejardhje senegaleze nga babai, ai debutoi me kombëtaren e Senegalit në vitin 2022.
Pavarësisht vendimit për t’u tërhequr nga përfaqësuesja, Jakobsi ka theksuar se lidhja e tij me Senegalin do të mbetet e përhershme. /Zëri