Kriza e Barcelonës thellohet, Flick në telashe - një tjetër mungesë e madhe ndaj Alavesit
Sport
October 29, 2026 - 14:16
Problemet te Barcelona po shtohen. Jules Kounde nuk pritet të rikthehet për ndeshjen e së shtunës kundër Alavesit, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.
Mungesa e francezit e rëndon edhe më shumë situatën e Hansi Flickut, i cili nuk mund të llogarisë as në Eric Garcian, Andreas Christensenin dhe Xavi Espartin.
Kështu, Barcelona mbetet me vetëm katër mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion: Joao Cancelo, Pau Cubarsi, Gerard Martin dhe Alejandro Balde.
Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, katalanasit kërkojnë reagim, por kriza e dëmtimeve po ia vështirëson punën trajnerit gjerman. /Zëri