Surprizë tek Arsenali, Odegaardi s’e përjashton transferimin te gjiganti evropian
Sport
October 30, 2026 - 10:00
Martin Odegaard mund të largohet nga Arsenali në të ardhmen.
Sipas raportimeve të “Sky Germany”, kapiteni i londinezëve nuk do ta përjashtonte mundësinë e transferimit te Bayern Munich.
Norvegjezi dhe klubi bavarez kanë pasur kontakte të vazhdueshme ndër vite. Madje, në vitin 2014, kur ishte vetëm 15-vjeçar, Odegaardi kishte marrë pjesë në disa seanca stërvitore me ekipin e parë të Bayernit, në kohën kur trajner ishte Pep Guardiola.
Arsenali tashmë ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2028. Nëse nuk arrihet marrëveshja, klubi anglez mund ta shqyrtojë shitjen e tij verën e ardhshme. /Zëri