Legjenda e Al-Hilalit thumbon Ronaldon: Shënon gola të lehtë, falë ndihmës së të tjerëve
Sport
October 30, 2026 - 10:02
Mohamed Al-Deayea, legjenda e Al-Hilalit, ka komentuar paraqitjen e Cristiano Ronaldos dhe Joao Felixit në fitoren e Al-Nassrit ndaj Al-Kholoodit (5-3).
Ronaldo realizoi hat-trick, ndërsa portugezi tjetër, Joao Felix, dhuroi katër asistime. Megjithatë, Al-Deayea nuk i kurseu thumbimet ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë.
“Joao Felix është një përforcim i madh për futbollin saudit. Ai është zemra dhe shpirti i skuadrës, me gjithë respektin për Ronaldon, i cili shënon gola të lehtë falë ndihmës së lojtarëve të krahut”, deklaroi ish-portieri saudit. /Zëri