Capello e krahason Yildizin me Laminen: Është Yamali i Italisë
Sport
November 10, 2026 - 08:18
Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes talentit të Juventusit Kenan Yildiz dhe yllit të Barcelonës Lamine Yamal.
Trajneri i njohur italian e vlerësoi futbollistin turk gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit “Bulgarelli”, ku Yildizi u shpërblye si mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar.
“Është futbollisti që bën gjëra që nuk do t'i imagjinoje. Na mungon ai, i mungon Juventusit dhe futbollit. Ka imagjinatë dhe ua përcjell atë edhe të tjerëve. Ai është Lamine Yamal i Italisë”, deklaroi Capello.
Yildizi aktualisht po rikuperohet nga një lëndim në këmbë, ndërsa ka bërë të ditur se shpreson të rikthehet në fushë gjatë muajit dhjetor. /Zëri