Yamali favorit për Topin e Artë 2027, Mbappe dhe Kane në ndjekje
Edhe pse sapo është ndarë Topi i Artë për vitin 2026, gara për edicionin e ardhshëm ka nisur tashmë.
Sipas kuotave të publikuara nga kompanitë e basteve, Lamine Yamal shihet si kandidati kryesor për ta fituar çmimin prestigjioz në vitin 2027.
Talenti i Barcelonës kryeson listën me kuotën 4.00. Yamali vjen pas një serie të jashtëzakonshme, pasi ka fituar tri herë radhazi Trofeun Kopa, ndërsa në dy edicionet e fundit të Topit të Artë përfundoi në vendin e dytë dhe të tretë.
Këtë sezon ka regjistruar 17 gola dhe 12 asistime në 18 paraqitje.
Pas tij renditet Kylian Mbappe me kuotën 6.00. Sulmuesi francez, i cili mbeti shumë pranë triumfit në edicionin e fundit, ka shënuar 18 gola në 17 ndeshje këtë sezon.
Ndërkohë, Raphinha është një tjetër kandidat interesant me kuotën 9.00.
Në mesin e emrave të tjerë janë Harry Kane, Erling Haaland dhe Michael Olise me kuotën 12.00, Jude Bellingham me 16.00 dhe Rodri me 20.00.
Portieri Gianluigi Donnarumma është italiani më i favorizuar, me kuotën 66.00.
Kuotat mund të ndryshojnë gjatë sezonit, ndërsa fituesi i ardhshëm pritet të përcaktohet nga paraqitjet individuale dhe trofetë e fituar me klubet dhe përfaqësueset. /Zëri