Vinicius rikthehet te shkëlqimi, dy gola ndaj Japonisë
Vinicius Junior ka dhënë shenja të qarta rikthimi në formën e tij më të mirë, duke shkëlqyer me fanellën e Brazilit në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë.
Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola, edhe pse paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 3-2 të brazilianëve.
Pas 46 ditësh pa shënuar, Vinicius u rikthye te goli pikërisht me Kombëtaren, duke treguar sërish guximin dhe aftësinë e tij në driblime.
Kjo paraqitje vjen pas një periudhe të vështirë te Real Madridi, ku kishte luajtur vetëm 230 minuta ndërmjet dy pushimeve të kombëtareve.
Në ndeshjet e fundit me madrilenët, braziliani kishte tentuar shumë pak driblime, ndërsa ndaj Japonisë u tregua dukshëm më këmbëngulës.
Trajneri Jose Mourinho pret pikërisht këtë version të tij, duke kujtuar paraqitjet e shkëlqyera që Vinicius kishte bërë sezonin e kaluar ndaj Benficas. /Zëri