Dita e shtatë e fushatës, partitë politike vazhdojnë tubimet elektorale
Partitë politike janë duke vazhduar tubimet me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Në ditën e shtatë të fushatës subjektet politike do të kenë aktivitete të shumta në disa qytete.
Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë së mërkurës do të ketë aktivitete në katër komuna, derisa edhe partitë tjera do t’i shpalosen programet e tyre në tubimet elektorale që do t’i kenë gjatë ditës.
Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:
18:30 – Tubim zgjedhor në Lipjan (Sheshi i qytetit)
20:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë.
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
17:00 – Tubim zgjedhor në Han të Elezit. (Shkolla “Dardania” – Fusha e Sportit)
18:30 – Tubim zgjedhor në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës)
19:30 – Tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Oborri i Shkollës “Mihal Grameno”)
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
17:00 – Tubim zgjedhor në Viti. (Sheshi i Qytetit)
18:00 – Tubim zgjedhor në Gjilan. (Gjilan)
19:00 – Tubim zgjedhor në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit, para komunës së Ferizajt)
20:00 Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Edukatës Fizike, shkolla fillore “Asim Vokshi”)
Fushata zgjedhore e Aleancës:
18:00 – Aleanca mban tubim elektoral në Deçan. (Te platoja e Komunës, Deçan).