KQZ-ja shpalli rezultat preliminare
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 22:22
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.
Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:
Lëvizja Vetëvendosje – 43,06%
Partia Demokratike e Kosovës – 21,24%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17,70%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7,07%.
Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.