KQZ-ja publikon sonte në orën 22:00 rezultatet preliminare
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 21:46
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte, më 7 qershor 2026, në orën 22:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas Elezit, rezultatet do të bëhen publike pas përfundimit të procesit të votimit dhe grumbullimit të të dhënave fillestare nga qendrat e numërimit.
“Ju njoftoj se sonte (e diel, 7 qershor 2026, ora 22:00) KQZ do të publikojë rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”,ka njoftuar Elezi. /Zëri