LVV-ja feston në orën 23:00 në sheshin “Skenderbeu”

LVV-ja feston në orën 23:00 në sheshin “Skenderbeu”

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 21:49

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që sonte, në orën 23:00, të mblidhen në Sheshi Skënderbeu, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në njoftimin e publikuar, partia ka përdorur sloganet “Krejt për shtet” dhe “Shtet për krejt”, duke iu drejtuar mbështetësve të saj pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Ia qitëm pikën edhe një herë!”, thuhet në thirrjen e publikuar për qytetarët.

Tubimi vjen pasi LVV-ja ka dal si partia e parë në zgjedhjet e sotme me mbi 43%. /Zëri