Abdixhiku: LDK-ja s’ka vija të kuqe për partitë shqiptare
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 22:30
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij s’ka vija të kuqe për bashkëpunim pas zgjedhjeve.
Abdixhiku tha në konferencë për media se linja e vetme e kuqe është me Listën Serbe, ndërsa theksoi se pikënisja e bisedimeve të mundshme me partitë të tjera, do të jetë Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente, transmeton Zeri.info.
“Siç e kemi thënë në fushatë vazhdon të qëndrojë, ne jemi të interesuar stabilitet vendit, institucione të qëndrueshme, linjën e vetme të kuqe e kemi për Listën Serbe. LDK-ja e ka kandidatin e vet për presidente dhe kjo do të jetë pikënisje e bisedimeve të ardhshme”, tha Abdixhiku. /Zëri