Aksident i rëndë në Kërçovë, tre të vdekur

Kronika November 02, 2016 - 23:23

Tre persona kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur drejt fshatit Zajas të Kërçovës sonte rreth orës 19.30.

Sipas informacioneve automobili Ford është aksidentuar me një traktor që ka lëvizur pa drita në rrugë, shkruan Zhurnal.

Në teren gjenden ekipet e ndihmës së shpejti që po bëjnë nxjerrjen e viktimave ndërsa komunikacioni po zhvillohet me ndërprerje.