Dyshohet së është plagosur menaxheri i një lokali në Vushtrri (Foto)

Kronika July 29, 2017 - 23:21

Dyshohet se pak minuta më parë është plagosur menaxheri i lokalit “Smile Group Morena” në Vushtrri. Gazeta Express merr vesh se në këtë lokal do të këndonte këngëtari Blero. Qytetarët kanë treguar se kanë dëgjuar krisma brenda lokalit.

Në lokalin “Smile Group Morena” në Vushtrri, pak minuta më parë ka pasur krisma të armëve. Nga këto gjuajtje dyshohet se ka mbetur i palosur menaxheri i lokalit, në të cilin do te këndonte këngëtari Blero.

Gazetarët e Express që janë në vendin e ngjarjes kanë treguar se i plagosuri është një 23 vjeçar.

Ky lokal për momentin është mbyllur dhe aty kanë dalë Polica e Kosovës.  Express sjell disa foto./Gazeta Express/. 

Image
Image