“Kur të vij në shtëpi të mos gjej aty”, burri nga Gjermania e kërcënon gruan në Ferizaj

“Kur të vij në shtëpi të mos gjej aty”, burri nga Gjermania e kërcënon gruan në Ferizaj

Kronika April 17, 2024 - 08:40

Një grua nga Ferizaj ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pas kërcënimit që ka marrë nga burri i saj që jeton në Gjermani.

Ai e kishte telefonuar nga Gjermania gruan e tij dhe i kishte thënë se kur të vijë në shtëpi të mos e gjejë aty, transmeton Zeri.info.

Pas intervistimit, e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vijë në shtëpi të mos e gjejë aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, pasi ndihet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit, e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri