Raportohet se ka vdekur nëna e Edmond Lajçit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Raportohet se ka vdekur nëna e Edmond Lajçit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Kronika April 17, 2024 - 11:01

Ka vdekur në mëngjesin e sotëm Zyrafete Lajçi, nëna e Edmond Lajçit, burrit që vrau gruan dje në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nëna e Edmondit po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë qe një kohë në spital.

Edmond Lajçi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij Gjyljetën, për motive deri më tani të panjohura.