“Bashkimi nuk kërkon kushte”, Abdixhiku flet rreth mundësisë për rikthimin e Osmanit në LDK
Aktuale
April 20, 2026 - 12:24
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë së rikthimit të Vjosa Osmanit në partinë e tij.
Ai ka thënë se ka qëllim të përafrojë të djathtën politike, duke nënkuptuar edhe afrimin e Osmanit në parti, raporton Zeri.info.
“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.
I pyetur për kushtet për rikthimin e Osmanit në LDK, ai tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”. /Zëri