Kurti: LDK-ja i refuzoi të gjitha ofertat tona, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Kurti: LDK-ja i refuzoi të gjitha ofertat tona, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Aktuale April 20, 2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar të gjitha ofertat që i janë propozuar për bashkëqeverisje.

“Ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët e tjerë ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendëskryeministër imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri”, theksoi ai.

Sipas tij, me refuzimin e të gjitha ofertave nuk mbetet gjë tjetër, përveçqë Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve që sipas tij janë të panevojshme dhe i kushtojnë buxhetit të vendit.

“Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhje të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin”, theksoi i pari i Qeverisë.

Kurti u shpreh se nuk kanë kërkuar që tri pozitat kyçe të jenë të shtetit, madje as figura e Glauk Konjufcës nuk ka qenë me doemos të jetë president.

“Ne nuk e kemi pasur me çdo kusht Konjufcën. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të interesuar që të jemi total te tri pozitat e larta të shtetit, por meqë nuk kishte asnjë propozim, ishte detyrë e jona të propozojmë. Ne nuk mund të krijojmë bashkëqeverisje në kundërshtim me vullnetin e popullit. Përveç kësaj, ne jemi të vetmit që kemi sjell emra. Vetëm ne po flasim me emra të përveçëm, të tjerët jo”, shtoi ndër të tjera Kurti. /Zëri