KRU “Prishtina” nga 18 korriku ofron shërbime edhe të shtunave
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina” nga 18 korriku ofron shërbime edhe të shtunave

Aktuale July 13, 2026 - 15:25

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të hënën se duke filluar nga 18 korriku do të ofrojë shërbime edhe ditëve të shtuna.

Vendimi do të zbatohet për muajt korrik dhe gusht.

“Ju njoftojmë se KRU ‘Prishtina’, duke filluar nga data 18.07.2026, do të ofrojë shërbime edhe gjatë vikendeve (ditëve të shtuna) në Shërbimin për Konsumatorë dhe në Arkën Qendrore, gjatë muajve korrik–gusht 2026. Orari i punës: E shtunë: 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka ftuar konsumatorët të shfrytëzojnë shërbimet edhe gjatë ditëve të shtuna, sipas orarit të lartcekur.