Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” rikthehet në operim pas riparimit vjetor
Foto: Laura Hasani

Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” rikthehet në operim pas riparimit vjetor

Aktuale July 14, 2026 - 11:25

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim, pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Sipas njoftimit, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00. Pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 05:15.

KEK-u vlerëson se rikthimi në operim i Njësisë A4 forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të korporatës në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.

Në fund të njoftimit, KEK-u ka falënderuar menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe punonjësit e termocentralit “Kosova A” për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë realizimit të riparimit vjetor. /Zëri