Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Aktuale August 01, 2026 - 20:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga testimi i automjeteve të para ushtarake të prodhuara në vend, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se automjetet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, kompania Timak Defence synon që brenda 30 muajve të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare me mjete ushtarake të prodhuara në vend.

Rama shtoi se deri në vitin 2028 synohet që Forcat e Armatosura të Shqipërisë të pajisen plotësisht me mjete dhe sisteme në përputhje me standardet e NATO-s, duke filluar nga automjetet e lehta e deri te pajisjet më të avancuara.