Dita e 84-të e protestës në Shqipëri

Dita e 84-të e protestës në Shqipëri

Aktuale August 22, 2026 - 20:28

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 84-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë në Shqipëri.

Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 19:30 u nisën drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.

Ndryshe “Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec dhe tani po numron ditën e 84 të protestave në Shqipëri.