Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i SHBA-së

Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i SHBA-së

Aktuale August 22, 2026 - 20:36

Iu përgjigjën pozitivisht thirrjes amerikane.

Kështu, në tetor të vitit 2025, Kosova dhe Shqipëria u bënë pjesë të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, si pjesë e planit të paqes për Rripin e Gazës.

Për këtë forcë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë ndarë 206 milionë euro.

E Kosova dhe Shqipëria, do të jenë dy nga përfitueset e para.

Të dyja shtetet, siç raporton Reuters, do të jenë përfituese të një ndarjeje 6.3 milionë dollarëshe për ridestinimin e nëntë tranpsportueve të blinduar amerikanë.

Analisti Ben Andoni, thotë se tashmë po merr jetë një operacion, i cili pak muaj më parë dukej paksa utopik.

Në këtë sens, të dyja vendet tona janë përfitueset e para, për arsyen e vetme se, ndryshe nga vendet e tjera, kanë shpallur edhe individët që do të shkojnë atje. Këto mjete do të përshtaten qoftë për njësitin kosovar, qoftë për njësitin shqiptar, për këtë mision”, tha Andoni.

Për Kosovën, Andoni thotë se ky bashkëpunim do të thotë më shumë, pasi në këto forma rruga drejt integrimit në NATO do të lehtësohet.

“Ky lloj bashkëpunimi u tregon Shteteve të Bashkuara të Amerikës se e njohin këtë bashkëpunim jo thjesht në pjesën formale, por edhe në pjesën institucionale, madje e vlerësojnë Shqipërinë si bashkëpunëtore, sepse do të bashkëpunojnë në terren”, pohoi Andoni.

Në korrik të këtij viti, kontingjenti i dytë i FSK-së iu bashkua misionit paqeruajtës në Gaza./teve1