KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
Foto: Laura Hasani

KGJK-ja refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

Aktuale August 27, 2026 - 11:57

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) lidhur me gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Përmes një deklarate, Haxhiu ka thënë se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e tyre nga detyra, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarr veprime për lirim nga detyra të tyre”, shkroi Haxhiu.