Gashi: Trupi gjykues ka tre gjyqtarë, i katërti vetëm rezervë

Gashi: Trupi gjykues ka tre gjyqtarë, i katërti vetëm rezervë

Aktuale September 14, 2026 - 14:33

Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se trupi gjykues përbëhet nga tre gjyqtarë, ndërsa gjyqtari i katërt është gjithmonë rezervë.

Këto deklarata ai i ka dhënë vetëm pak ditë para se Gjykata Speciale në Hagë të pritet të vendosë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Gashit, gjyqtari rezervë i ka përcjellë të gjitha seancat, por nuk merr pjesë në votimin për aktgjykimin. Ai mund të zëvendësojë njërin nga tre gjyqtarët në rast të sëmundjes ose pamundësisë së tij për të vazhduar procesin.

“Gjyqtari i katërt është rezervë, i cili i ka përcjellë të gjitha seancat, por në rast të ndonjë sëmundjeje ose diçka tjetër të njërit nga tre gjyqtarët, ai është aty. Mirëpo, ai nuk voton. Prandaj janë tre gjyqtarë, jo ky i katërti, që ka qenë gjyqtar kujdestar për arsye juridike dhe teknike”, ka thënë Gashi në T7.

Ai ka shprehur bindjen se tre gjyqtarët do të nxjerrin një aktgjykim lirues.

“Duke e ditur situatën në Kosovë, duke e ditur situatën gjatë luftës, ne do të kemi aktgjykim lirues”, ka deklaruar Gashi.