SBASHK-u nis dy programe trajnimi për mësimdhënësit në Prishtinë

SBASHK-u nis dy programe trajnimi për mësimdhënësit në Prishtinë

Aktuale October 10, 2026 - 13:35

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka nisur të shtunën dy grupe të trajnimit për mësimdhënësit e komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, njëri grup do të ndjekë programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, ndërsa grupi tjetër programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.

Trajnimet po mbahen në shkollën “Dardania” në Prishtinë dhe po udhëhiqen nga trajnerët e përcaktuar nga SBASHK-u, Blerona Ahmeti dhe Afrim Gashi.

Me këtë rast, mësimdhënësit pjesëmarrës i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinën, Qamil Hajdini, i cili u dëshiroi atyre sukses dhe arritje të larta profesionale.

SBASHK bëri me dije se aktivitetet trajnuese po vazhdojnë edhe në komunat e Deçanit dhe Malishevës, në kuadër të angazhimeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve. /rtk