Haziri: S’kemi hequr dorë nga kërkesat tona - nëse institucionet heshtin, ne do të kërkojmë llogari

Haziri: S’kemi hequr dorë nga kërkesat tona - nëse institucionet heshtin, ne do të kërkojmë llogari

Aktuale October 19, 2026 - 14:51

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se pavarësisht ndaljes së tubimeve, nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Nëse institucionet shtetërore zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, sipas Hazirit, ata do të ruajnë të drejtën për të protestuar dhe kërkuar llogari.

“Fakti që ne nuk jemi çdo natë në shesh, nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat tona. Përkundrazi, do ta ndjekim çdo vendim, do ta vlerësojmë çdo veprim, do të kërkojmë përgjigje për çdo zotim institucional, dhe nëse institucionet tona zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, ne e ruajmë të drejtën tonë për të qëndruar këtu në shesh, për të protestuar e kërkuar llogari”, tha ai.