Vizita e Jakup Krasniqit, Haxhiu: Do ta vazhdojmë betejën për drejtësi deri në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Vizita e Jakup Krasniqit, Haxhiu: Do ta vazhdojmë betejën për drejtësi deri në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale November 19, 2026 - 15:02

Jakup Krasniqi të mërkurën erdhi për vizitë në Kosovë nën masa të rrepta sigurie.

Për vizitën e tij ka reaguar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se vazhdon ta mbështesë atë dhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Qëndrimi im për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur. Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t'i kalojnë bashkë e në qetësi”, thuhet në reagimin e Haxhiut. /Zëri