Vdekjet në vendin e punës, aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosovën
Ekonomia
April 16, 2026 - 09:30
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme”, thuhet në njoftim.