Në një bankë në Prishtinë zbulohen 225 monedha të falsifikuara prej dy eurosh
Foto: Laura Hasani

Në një bankë në Prishtinë zbulohen 225 monedha të falsifikuara prej dy eurosh

Kronika June 13, 2026 - 09:35

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parave është raportuar në Prishtinë, ku një përfaqësues i një banke ka njoftuar policinë për një numër të konsiderueshëm monedhash që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën " Luan Haradinaj": në Prishtinë, raporton Zeri.info.

"Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 12.06.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri