Kontrabandë me migrantë në Partesh, katër pakistanezë gjenden në një veturë
Foto: Laura Hasani

Kontrabandë me migrantë në Partesh, katër pakistanezë gjenden në një veturë

Kronika June 13, 2026 - 10:14

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimi me migrantë që ka ndodhur në Partesh.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01:20, në fshatin Partesh, raporton Zeri.info.

‘‘ Partesh 12.06.2026-01:20. Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi. Të njëjti janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri