Tragjedia në Prizren, babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor
Foto: Laura Hasani

Tragjedia në Prizren, babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Kronika June 15, 2026 - 07:59

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët, konflikti mes dy familjeve të afërta kishte nisur ditë më parë dhe lidhej me emërtimin e një rrugice ku ata banonin.

I dyshuari 16-vjeçar kishte propozuar që rrugica të emërtohej me emrin e babait të tij, i cili kishte vdekur disa muaj më parë, ndërsa viktima kishte preferuar që ajo të mbante emrin e gjyshit të tij.

Përplasja mes palëve ka eskaluar të dielën në mesditë, duke përfunduar me përdorimin e thikës.

Si pasojë, 27-vjeçari A. Osmanaj ka vdekur, ndërsa babai i tij ka pësuar plagë.

Bëhet e ditur se i njëjti po vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

Ndërsa lidhur me rastin janë ndaluar tre persona, në mesin e tyre edhe një grua. /klankosova