Përleshje mes katër personave në Ferizaj, njëri përfundon në QKUK me lëndime të rënda
Foto: Laura Hasani

Përleshje mes katër personave në Ferizaj, njëri përfundon në QKUK me lëndime të rënda

Kronika June 15, 2026 - 09:13

Katër persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në Ferizaj, ku si pasojë e rrahjes, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:10, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Ferizaj / 14.06.2026 – 12:10. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur –rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK. Tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri