Dy persona dyshohen për kanosje dhe pengim të policëve në Prishtinë
Një person dyshohet se ka kanosur një burrë pas një mosmarrëveshjeje në Prishtinë, ndërsa gjatë ndërhyrjes policore një tjetër dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës së tyre.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë / 14.06.2026 – 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin e lartcekur të shoqëruar nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i cili i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare dy policët meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri