Vdekja e të burgosurit në Dubravë, rasti nën hetime

Vdekja e të burgosurit në Dubravë, rasti nën hetime

Kronika June 19, 2026 - 09:41

Një i burgosur në Burgu i Dubravës është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pasi fillimisht kishte marrë trajtim në Qendrën Mjekësore të Burgut.

Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 13:10, kur i burgosuri, shtetas kosovar që po vuante dënimin, është konstatuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas mbërritjes në spital, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Autoritetet kompetente janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, thuhet në raport.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, për rastin kanë njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ku kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në Pavijonin D, ku janë të akomoduar personat me nevoja të veçanta, ku thuhej se personi ka bërë vetëvrasje. /Zëri