Identifikohet trupi i Eglant Koçit, dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

Identifikohet trupi i Eglant Koçit, dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

Kronika June 19, 2026 - 11:13

Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, Armand Shakaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top News, Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Familjarët e kanë identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit.

Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet në arrati.