Arrestohen katër të rinj në Prishtinë, dyshohen për grabitje
Katër të rinj janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, falë veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të cilët dyshohen për përfshirje në këto raste, shkruan Zeri.info.
Të arrestuarit janë: F.A., mashkull, 18 vjeç, L.K., mashkull, 19 vjeç, F.K., mashkull, 19 vjeç, F.A, mashkull 18 vjeç.
“Me vendim të prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar”, bën të ditur Policia. /Zëri