Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Vdes zyrtari policor, Shefkat Llutfiu

Kronika July 16, 2026 - 16:17

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Shefkat Llutfiu.

Lajmi u bë i ditur nga Sindikata e Policisë e cila ka shprehu ngushëllime për humbjen e pjesëtarit të saj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shefkat Llutfiu. Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të të ndjerit. Kujtimi dhe kontributi i tij në shërbim të qytetarëve do të mbeten gjithmonë të respektuara. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegram.