Vëllai i Gjyljeta Ukellës pas uljes së dënimit për Edmond Lajçin: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Vëllai i Gjyljeta Ukellës pas uljes së dënimit për Edmond Lajçin: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

Kronika July 16, 2026 - 17:47

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për vrasjen e gruas, nga burgim i përjetshëm në 30 vite.

Lidhur me këtë çështje,  ka folur Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ukella ka thënë se kanë vendosur që të mos ankohen për vendimin e supremes, dhe se, siç ka thënë ai, drejtësia ka qenë ‘’kundër motrës’’ së tyre.

‘’Me keqardhje ju njoftoj se ne si familje kemi vendos që të mos ankohemi më për vendimin dhe mos të dalim në media sepse drejtësia ishte kundër motrës sonë kështu që më fal shumë po kaq ishte nga ne’’, ka deklaruar ai.

Shpat Ukella, ka falënderuar edhe mediat për përkrahjen, duke shtuar se për ta, ‘’ky kapitull përfundon këtu’’.

‘’Po faleminderit shumë prej juve për përkrahje që na keni jep dhe mundin çdo herë po kështu e ka drejtësia e vendit tonë të vrajnë për se gjalli, për neve ky kapitull këtu përfundon’’, ka thënë ai. /express