76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani

76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Kronika July 16, 2026 - 16:36

Një grua rreth 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj.

“Në orët e paradites së sotme në Mitrovicën e Jugut është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një femër, rreth 76 vjeç. Njësitë përkatëse policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti Hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”. /express