Dyshohet se kontrabanduan tri gjedhe nga Serbia në Kosovë, arrestohen dy persona

Dyshohet se kontrabanduan tri gjedhe nga Serbia në Kosovë, arrestohen dy persona

Kronika August 11, 2026 - 10:08

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laciq - Sedllar, ku gjatë kontrollit janë gjetur tri gjedhe, për të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:30, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Kombi”.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe, për të cilat dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas Policisë, dyshohet se gjedhet janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, gjedhet janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri