Vdes në QKUK motoçiklisti që u aksidentua dje në Malishevë
Foto: Ilustrim

Vdes në QKUK motoçiklisti që u aksidentua dje në Malishevë

Kronika August 11, 2026 - 09:46

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Janiqishte të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 10 gusht 2026, rreth orës 15:50, ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe është përplasur me pjesën e përparme të veturës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës dhe viktima tjetër, të dy meshkuj kosovarë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Megjithatë, më 11 gusht, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar se drejtuesi i motoçikletës, i cili në raportin policor është cilësuar si i dyshuar, ka vdekur, transmeton Zeri.info.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri