Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Foto: Laura Hasani

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kronika August 13, 2026 - 17:03

Prokuroria Speciale, përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit thuhet se të dyshuarit, B.R, B.H, R.Q dhe, N.L, në cilësinë e personave zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të pandehurit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në lidhje me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”, raporton Zeri.info.

‘’Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, të Rregullores dhe Udhëzimit Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike, pasi, ndonëse aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500,000 eurosh, janë realizuar pagesa totale në shumën prej 5,377,058.07 eurosh’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 13 gusht 2026 – Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.R., B.H., R.Q. dhe N.L, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 02.08.2017 deri më 26.11.2020, në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të pandehurit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në lidhje me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, të Rregullores dhe Udhëzimit Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike, pasi, ndonëse aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500,000 eurosh, janë realizuar pagesa totale në shumën prej 5,377,058.07 eurosh.

Po ashtu, sipas aktakuzës, janë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve me sasi shumëfish më të larta se ato të parapara në dosjen e tenderit, pa aneks-kontratë, pa procedurë të re prokurimi dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni i pranimit të punëve.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik. /Zëri