Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten katër persona
Policia e Kosovës ka ndaluar dy raste të garave të shpejtësisë në rrugët e qytetit të Gjakovës.
Sipas njoftimit të Policisë, në rrugën “Martirët Qerkezi” janë identifikuar dy motoçikleta duke zhvilluar garë shpejtësie, ndërsa në rrugën “Gaspër Karaqi” janë hasur dy automjete duke kryer veprime të ngjashme.
Zyrtarët policorë të patrullave dhe Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur t’i ndalojnë këto kundërvajtje.
Ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi, thuhet në njoftim, transmeton Zeri.info.
Policia ka paralajmëruar se garat e shpejtësisë dhe sjelljet e rrezikshme në komunikacion mund të rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe janë ndër shkaqet e aksidenteve me pasoja fatale.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë rrugore. /Zëri