Momenti kur arrestohet një person në Lushnjë, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij [video]
Kronika
August 25, 2026 - 12:10
Janë publikuar pamje nga arrestimi i 45-vjeçarit Florjan Dalladaku, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij dhe ka plagosur rëndë të atin në Lushnjë.
Duke u bazuar në pamjet e publikuara në mediat shqiptare, 45-vjeçari shihet duke u nxjerrë nga vetura nga një numër i shtuar i zyrtarëve policorë, derisa më pas e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.
Ndërkohë, motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet i paqartë, pavarësisht pretendimeve se autori ka probleme shëndetësore. /euronews.al