Tri vetura përfshihen nga zjarri në garazhin e një shtëpie në Prishtinë, policia nis hetimet

Tri vetura përfshihen nga zjarri në garazhin e një shtëpie në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika August 25, 2026 - 17:51

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në rrugën "Selman Loku" në Prishtinë, në një incident të raportuar rreth orës 01:00 pas mesnate.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë shkaktuar dëme materiale. Sipas policisë, reagimi ka qenë i shpejtë dhe zjarri është lokalizuar dhe shuar në kohë.

“Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerr veprimet e mëtejme”, është bërë e ditur nga policia.

Ndërkohë, sipas detajeve të dhëna nga komandanti i zjarrfikësve Malë Gashi, zjarri ka përfshirë tri vetura dhe hapësirën ku ato ishin të parkuara.

“Në rrugën "Selman Loku" në Prishtinë në garazhën e një shtëpi tri vetura janë përfshirë nga zjarri. Edhe pjesa ku kanë qenë të parkuara, reagimi ka qenë i shpejtë edhe kanë arritur me lokalizuar dhe me fikur zjarrin. I menjëhershëm ka qenë dhe për fat që kanë reaguar shpejt e kanë kapur në atë fazë të zhvillimit të zjarrit”, konfirmoi Gashi.