Aksident në Fushë-Kosovë, përfshihen katër vetura
Kronika
August 25, 2026 - 21:15
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë.
Sipas pamjeve që ka siguruar Zëri, në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa ekipet e policisë dhe ekiept mjekësore janë parë në vendin e ngjarjes.
Zëri ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione zyrtare nëse ka të lënduar nga ky aksident dhe është në pritje të përgjigjes.
Aksident ka shkaktuar edhe kolona të gjata në drejtim të Prishtinës.
Pamjet më poshtë nga aksidenti.



