Pronari i një lokali në Prishtinë pengon tre zyrtarë në kryerjen e detyrës
Kronika
September 09, 2026 - 10:27
Tre zyrtarë kanë raportuar në Polici se janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga pronari i një lokali.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë, 08.09.2026 - 10:00. Tre ankuesit, dy femra dhe një mashkull, kosovarë, kanë raportuar se janë penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri