Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar
Kronika
September 09, 2026 - 10:52
Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje, katër persona, tre meshkuj shtetas të huaj dhe një mashkull kosovar, janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:20, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
Fushë-Kosovë, 08.09.2026 - 17:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete katër persona, tre meshkuj shtetas të huaj dhe një mashkull kosovar. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe po ashtu dëmtojnë një veturë të parkuar. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy persona arrestohen dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje.